Aktualitet

Shtohen pacientët në moshë të re tek Infektivi

Shtohen pacientët në moshë të re tek Infektivi

Ndërsa është rritur numri i testeve që kryehen, vijon që edhe numri i të prekurve me Covid të jetë i lartë.  

Nga 420 testime sot kanë rezultuar pozitiv 83 persona me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në vend në 3454.

Ndërkohë Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se situata tek Infektivi vijon të paraqitet e rënduar: “Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde".