Aktualitet

'Në asnjë shkollë nuk do lejohet të përdoret gazi për ngrohje'

'Në asnjë shkollë nuk do lejohet të përdoret gazi

'Në vend të gazit me bombol, duhet të përdoret soba me dru apo me kaldajë'! Këtë thotë përgjegjësi i burimeve njerëzore në Ministrinë e Arsimit Fiqiri Çifliku, i cili shpreh shqetësimin për raste shpërthimi. Ai tha se është lënë porosia në çdo çdo shkollë të vendit që të mos përdoret ngrohja me gaz. Çështja u hap për shkak të situatës edhe me pandeninë, ku klasat duhet të qëndrojnë me dritare të hapura, ndërkohë që temperaturat në vend janë në ulje.

Gjatë një interviste për Report Tv ai tha:

Nga vizitat që kemi bërë në çdo zyrë arsimore kemi lënë porosi të veçantë që në asnjë shkollë të mos përdoret gazi për ngrohje me bombola, të përdoret soba me dru dhe me kaldajë. Ose me energji elektrike. Në asnjë mënyrë ngrohja me gaz në asnjë shkollë. e kemi marrë informacion që në shkollat tona nuk përdoret më gazi për ngrohje, dhe është e patolerueshme nëse konstatohen raste. Nga drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar, është lënë përgjejgësi e veçantë që ngrohja me gaz nuk do të lelojhet më në asnjë shkollë, asnjë bombol me gaz nuk do të futet brenda shkollës.

'Në asnjë shkollë nuk do lejohet të përdoret gazi

Ndërsa lidhur me procesin mësimor, ai tha se 5% e të gjithë nxënësve në të gjithë territorin shqiptar e zhvillojnë mësimin në klasë, ndërsa pjesa tjetër me alternim, pra 55%. Në total, 75% e nxënësve e zhvillojnë mësimin në klasë. Ndërsa studentët e Universiteteve vijojnë mësimin Online deri në një njoftim të dytë.

*Tiranapost.al.