Aktualitet

Në autostradën Thumanë-Kashar hiqen përkohësisht sportelet për shkak të radhëve të gjata

Në autostradën Thumanë-Kashar hiqen përkohësisht

Radhët e gjata të automjeteve në autostradën Thumanë - Kashar kanë detyruar heqjen e përkohshme të sporteleve të pagesës.

Kjo i ka bërë të mundur lirimin e trafikut.

Autostrada e re është bërë me pagesë për shkak të kostove të mirëmbajtjes. Udhëtarët do të paguajnë 2.1 euro për përdorimin e autostradës.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.

Hapja e kësaj autostrada u bë më 30 qershor.