Aktualitet

Në betejë prej 2 javësh me Covid, ndërron jetë në Turqi efektivi i Shkodrës

Në betejë prej 2 javësh me Covid, ndërron jetë në

Një efektiv policie i Shkodrës i infektuar nga Covid ka ndërruar jetë. Hydajet Nehani, efektivi i policisë kufitare në Shkodër, njëkohësisht edhe shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës, ishte dërguar për kurim nga Covid-19 në Turqi.

Ai ishte infektuar 2 javë më parë, por për shkak se kishte nevojë për mjekim të specializuar ishte dërguar në Turqi.

Mediat raportojnë se virusi i kishte shkaktuar komplikacione të rënda në organet jetësore duke e bërë të pamundur që polici të fitonte këtë betejë.

Për t’u kuruar në Turqi është dërguar edhe shefi i Spitalit Francez në QSUT,  Besim Boçi, ndërsa para tyre janë kuruar edhe deputeti Enver Roshi dhe sipërmarrësja, Vilma Nushi, që pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore ia kanë dalë të mundin virusin.