Aktualitet

Në bisedë me kandidaten e Shkodrës, Rama paralajmëron: Mos të kthehemi sërish në Lockdown si Kosova

Në bisedë me kandidaten e Shkodrës, Rama paralajmëron: Mos

Nga Kolonja ku pati një bisedë telefonike me kandidaten e PS për Shkodrën mbi situatën me fushatën zgjedhore, Edona Bilali tregoi se PD po mban tubime me grumbullime si në qytete të tjera; duke shpërndarë doza vaksinash.

Kryeministri i cili ka kritikuar shpesh qasjen e PD në kohë virusi duke u mbledhur me militantët, tregoi shembullin me Kosovën dhe Malin e Zi ku tha: Duhet të flasim me njerëzit sepse vaksinimi masiv duhet të shoqërohet me distancim. Mos të ndodhë si në Kosovë dhe në Mal të Zi e të kthehemi sërish në mbyllje. Kjo është tmerr.

Biseda e plotë:

Rama: Po të marr nga Kolonja, mjedis i mrekullueshëm, po ti s’ke ardhur se vetëm ke Shkodra e ke mendjen

Edona: Kemi dhe ne gjëra po aq të bukura, ndoshta më të bukura.

Rama: Ju i keni më të bukura, por keni ata xhagajdurët që s’iu lënë, si po shkon atje?

Edona: Shumë mirë vazhdojmë çdo ditë takimet me target grupet, biznesi vogël shumë i kënaqur. Heqja tatim fitimit dhe heqja e tvsh i ka liruar u ka sjellë frymëmarrje, të rinjtë kanë entuziazëm kur flasim për programet. Edhe fermerët të kënaqur për mbështetjen.

Rama: Ti si e ndjeve atmosferën? Është pozitive?

Edona: kam shumë besim edhe sepse kemi dy modele krejt ndryshe që po u jepet qytetarëve. Krahu tjetër kemi vetëm kryesisht merren ose me ne, ose çfarë s’është bërë, me sharje e mallkime, dhe në rastin e tjetër një shpërndarje doze potenciale virusi.

Rama: Po, kur ishte, kur u bë ajo dasma?

Edona: Dje kishim shfaqje të radhës, para çdo qytetari është krejt evidente shembulli i papërgjegjshmërisë dhe përgjegjshmërisë.

Rama: Duhet me u thënë njerëzve sepse vaksinimi masiv duhet të shoqërohet me distancim. Mos të ndodhë si në Kosovë dhe në Mal të Zi e të kthehemi sërish në mbyllje. Kjo është tmerr. Një pjesë janë përgjegjësia jonë, një pjese tjetër e atyre që u ka dhënë besim atyre derdimenëve, duhet me punu fort, me u qas me modesti dhe sa më shumë argumente, dhe në fund vendosin vetë njerëzit, po ne të bëjmë tonën.

Edona: Po i mëshojmë mesazhit të qytetarit.

Rama: Edhe bar do hamë por dhe dy gishtat nuk i ulim e kanë disa atje.

Edona: Ky nuk është rasti më, jam e sigurt.

*Tiranapost.al.