Aktualitet

Ne do ikim bashkë në parajsë të takojmë babin! Gazetari Blendi Mane tregon më shumë për tragjedinë në Kombinat

Ne do ikim bashkë në parajsë të takojmë babin!

Nga Bledi Mane/ Klithmë dhimbjeje për tre përmetare të mira-

1./ Ne do ikim bashkë në parajsë të takojmë babin se na mori malli!, kështu i premtuan njëra-tjetrës nëna dhe dy vajzat e saj.

Tragjedia në familjen fisnike përmetare Josifi kishte trokitur herët. Babai i tyre Llukani, mësuesi i respektuar i zonës së Shqerisë u largua pa u treguar, u vetvra i pari. Mungesa e tij në familje gërryente mure, libra, pasqyra, shpirtra.

Dy vajzat, Anisa dhe Blerta Josifi, dy nxënëse dhe studente të shkëlqyera iu larguan Përmetit për të harruar brengën por as në Tiranë nuk gjetën ngrohtësinë atërore. Iu dhanë me tepricë jo besimit te vetja por një besimi fetar që i yshti më ekstremisht drejt largimit. Largimi për to ishte afrimi te bashkëshorti, te ati i munguar...

2./ Në fillim u nis e motra, Anisa, pastaj nëna Zhaneta dhe si për ironi fati në mes të rrugës mbeti Blerta. Siç duket pret ti dërgojnë haber e ti thonë sesi duket parajsa. Ajo parajsë që nuk e gjejmë dot në tokën tonë ku materializmi, makutëria dhe urrejtja ndaj më të dobëtit do të na vrasë të gjithëve pak e nga pak. Të gjithëve, edhe ty me barkun plot, edhe ty me mendjen bosh!

Lexo me shume: