Aktualitet

Në fillim të shtatorit situata e Covid në vend do përmirësohet!

Në fillim të shtatorit situata e Covid në vend do

Dy ditët e fundit bilanci i rasteve të reja me Covid ka qenë i lartë, mbi 130 të infektuar, por kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se nuk ka arsye për të qenë pesimistë.

“Masat janë tashmë të çliruara, dhe numrat janë pak a shumë ato të parashikuara edhe pse shqetëson fakti që janë në rritje. Por nuk ka masa të reja, mjafton të respektohen të vjetrat. Njerëzit duhet të kuptojnë që varet nga gjithsecili. Duhet menduar me një farë optimizmi, dhe se në qoftë se këto respektohen, për tri javë numrat e pandemisë zbresin në mënyrë të dukshme. Pres një përmirësim nga fillimi i shtatorit, të mos harrojmë që shifrat e sotme janë pasojë e asaj që ka ndodhur në korrik”, tha Brataj për A2.

Në fillim të shtatorit situata e Covid në vend do

Ai shprehet se pandemisë do t’i vijë fundi, ndërsa shtoi se:

“Ne flasim për shifra shqetësuese, por duhet të jemi të qetë sepse përqindja nuk po ndryshon, ka njerëz që infektohen dhe nuk sëmuren, ka njerëz në përqindje shumë të lartë që shërohen, ose trajtohen në banesë. Por duke u rritur shumë shpërndarja, është rritur edhe pozitiviteti, por kjo pa ndryshuar raportin e mëparshëm”.

Nga ana tjetër ai paralajmëroi se për të përballuar situatën mund të hapet edhe COVID3.