Aktualitet

Në Itali testohet për herë të parë vaksina kundër virusit: Tek tre pacientë të infektuar

Në Itali testohet për herë të parë vaksina kundër

Italia do të aplikojë për herë të parë vaksinën e koronavirusit tek tre pacientë të infektuar dhe kjo do ndodhë me 24 gusht. Lajmin e bën me dije mjeku shqiptar në Itali Albert Troci teksa ka treguar se e gjithë vëmendja është aty pasi duhet parë nëse do ketë sukses apo jo, si dhe nëse do ketë efekt anësore.

Në intervistë ai ka thënë:

"Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Siguria është hapi kryesor, nëse do të ketë 2-3% efekte anësore do të kishte më shumë dëme se sa pozitive. E po të kemi 3% efekte anësore në popullsi për rreth 7 milion banorë do të kemi në tragjedi. Kështu efikasiteti dhe siguria janë pikat kryesore para shpërndarjes së vaksinës në masë".

Ndërkaq, Rusia ka premtuar se do të ketë e para vaksinën kundër Covid, për çështje ditësh. Lajmi u dha nga Presidenti rus Vladimir Putin në televizionin shtetëror, i cili njoftoi se u regjistrua vaksina e krijuar nga Instituti Gamaleya me seli në Moskë dhe se një nga vajzat e tij e kishte provuar.