Aktualitet

Në muajt e verës dhe në pushimet zyrtare nuk do të ketë kontroll dhe regjistrim në kufirin Shqipëri-Kosovë

Në muajt e verës dhe në pushimet zyrtare nuk do të ketë

Në muajt e verës, ekzaktësisht duke nisur nga 1 qershori dhe deri në 30 shtator, nuk do të ketë asnjë kontroll në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë. Policia kufitare nuk do të regjistrojë as udhëtarët nga njëri vend në tjetrin, për të shmangur radhët e gjata.

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për çdo ditë fundjave apo festash zyrtare.

Marrëveshja është njoftuar sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Do të nënshkruhet nga dy ministrat e Brendshëm respektivë.