Aktualitet

Në plazh mund të shkoni që nga 1 qershori dhe nuk iu duhet asnjë leje apo prenotim!

Në plazh mund të shkoni që nga 1 qershori dhe nuk iu duhet

Plazhet do të hapen nga 1 qershori për të gjithë qytetarët që duhet të shkojnë. Shumë qytetarë janë keqkuptuar lidhur me vendimin që kryeministri Rama bëri të ditur të dielën për plazhet, kur njoftoi se më 1 qershor do të hapeshin vetëm për hotelet dhe më 10 qershor për të gjithë.

Sot kreu i qeverisë sqaroi se ky vendim lidhej me bizneset dhe jo me qytetarët. Kështu nga 1 qershori të gjithë mund të shkojnë në plazh, nuk iu nevojitet ndonjë prenotim hoteli apo leje.

“Të hënën hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe plazhet do të jenë të hapur. Por nuk do lejojmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve të vendosë çadra dhe shezlong pa autorizimin e posaçëm që do të dalë këto ditë. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra dhe me ndalim kalimi përtej çdo zone të kuqe. Detajet do të jepen të premten”, tha Rama.