Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka raste me mutacionin e ri të koronavirusit. Po gjurmohen ata që kanë udhëtuar

Në Shqipëri nuk ka raste me mutacionin e ri të koronavirusit. Po

Mutacioni i ri i koronavirusit, i identifikuar në fillim në Britani dhe më pas në vende të tjera të botës, ka ngritur shqetësimet e ekspertëve, për shkak të shpejtësisë të transmetimit me 70%. Maqedonia konfirmoi rastin e parë para disa ditësh, ndërsa në Shqipëri nuk është identifikuar deri më tani asnjë rast.

Nisur nga vendimi për të mbajtur fluturimet e pezulluara me Britaninë deri më datë 1 shkurt, për shkak të rrezikut nga virusi i ri, doktoreshë Bino nga Mbledhkja e Komitetit të Ekspertëve tha:

Sa i përklet variantit të ri të koronavirusit, Sars-Cov-2 të evidentuar në Britani më shumë se vendet e tjera, kemi gjurmuar raste për të cilat kemi pasur dhe indikacion epidemiologjik, por që nuk kanë rezultuar me ketë lloj varianti, ISHP është në gjendje të identifikojë nëse kemi të bëjmë më këtë variant ose jo, pavarësiht se nuk kryhen sekuencat gjenetike, por përmes PCR, një metodologjie tjetër që aktualisht është në dispozicion të ISHP. Ne do vazhdojmë të gjurmojmë sidomos persona që kanë histori udhëtimi.

Në Shqipëri nuk ka raste me mutacionin e ri të koronavirusit. Po

*Tiranapost.al.