Aktualitet

Në spitale janë shtruar edhe pacientë që nuk janë konfirmuar me Covid!

Në spitale janë shtruar edhe pacientë që nuk janë

Një nga debatet në media së fundmi ka qenë lidhur me vërtetësinë e testeve që u kryhen të dyshuarve nëse janë apo jo të infektuar. Lidhur me këtë ISHP u përgjigj sot se të dyja testet, dhe tamponi dhe ajo serologjike, janë të certifikuara dhe të prodhuara nga kompani me të cilat punojnë të gjithë vendet e BE-së.

Ndërkohë që shumë persona kanë mësuar faktin se kanë qenë të infektuar jo përmes tamponit, por përmes skanerit të mushkërive.

Vetë Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot për mediat se, në spitalet ku trajtohen të infektuarit janë shtruar edhe persona që nuk janë konfirmuar me Covid, por që dyshohen nga ana imazhetike si te prekur nga covid19.

“Në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, tha Eugena Tomini, nga ISHP.

Kjo deklaratë u bë edhe dje nga, Ministria e Shëndetësisë duke pranuar se në dy spitalet Covid, numri i shtrimeve është shumë më i madh sa raportohet zyrtarisht, pasi persona që nuk janë konfirmuar me Covid, pavarësisht se trajtohen, nuk numërohen si të infektuar (as edhe në rastet kur humbin jetën).

Sipas Ministrisë në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Lexo më shumë: