Aktualitet

Në Valbonë me maskë

Në Valbonë me maskë

Kryeministri Rama e ka kaluar fundjavën në Valbonë nga ku ka postuar një foto me bashkëshorten dhe djalin e vogël Zahon. Siç rregullat e Covid-it e kërkojnë, dy të rriturit kanë vendosur maska, pa e hequr as për foto.

“Valbonë, Tropojë - Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë”, shkruan Rama.