Aktualitet

Juri Kim: KED të veprojë shpejt, gjykata të ngrihet deri në fund të vitit

Juri Kim: KED të veprojë shpejt, gjykata të ngrihet deri në

Ambasadora e SHBA, Juri Kim ka vënë edhe një herë theksin tek Gjykata Kushtetuese duke thënë se tani që Presidenca dhe Kuvendi i publikuan listat e kandidatëve, i takon KED-it të veprojë shpejt dhe të gjykojë kandidatët.

Përmes një statusi në Tëitter Kim shkruan se flamuri i Shqipërisë duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit.

“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Flamuri i Shqipërisë duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkruan Kim.

Më herët edhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka folur sot nga Kukësi për deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se vonesat për integrimin e Shqipërisë janë probleme të BE-së.

Soreca tha se BE i ka të qarta kushtet dhe se Shqipëria ka plotësuar shumë prej tyre, ndërkohë që shton se ka mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese, të cilat duhet të plotësohen sa më shpejt.

“Vendimi i marrë në Mars për negociatat u mor në një moment të vështirë. Shumë kushte janë përmbushur dhe Shqipëria është shumë afër plotësimit të të gjitha prej tyre. Kam mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria ashtu edhe autoritetet shqiptare janë shumë të qarta për të gjithë procesin që kemi përpara. Është bërë shumë e qartë se cilat janë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria duhet të përmbushë për të arritur konferencë  e parë ndërqeveritare. Shqipëria është vërtet shumë afër këtij procesi, ka ende punë për të bërë. Qeveria është në dijeni për të gjithë këtë proces. BE e ka shprehur qartë dëshirën për të filluar sa më shpejt me këtë çështje”, tha Soreca.