Aktualitet

Nëna dhe motra u vetëflijuan, përmirësohet gjendja e Blerta Josifit. Familjarët e nxjerrin nga spitali

Nëna dhe motra u vetëflijuan, përmirësohet gjendja e Blerta

Blerta Josifi, e mbijetuar e vetme e tragjedisë që u zbulua më 2 korrik në Kombinat, ka lënë spitalin psikiatrik ku ndodhej e shtruar për më shumë se një muaji.

Sipas mediave, 33-vjeçarja është marrë nga familjarët të mërkurën e 5 korrikut në gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Megjithatë mësohet se ajo do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve, ku do t’u nënshtrohet kontrolleve të njëpasnjëshme dhe do të vazhdojë të ndjekë konsultat me mjekët psikiatër.

Ngjarja e rëndë e familjes Josifi, që tronditi opinionin publik, u zbulua më 2 korrik pas denoncimit në polici të vëllait të viktimës, 56-vjeçares Zhaneta, me të cilën kishte humbur kontaktet prej disa ditësh. Ajo dhe e bija, Anisa Josifi, 30 vjeçe, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në Kombinat, pasi ishin vetëflijuar, ndërsa Blerta u gjet në gjendje të rënduar.

Nëna dhe motra u vetëflijuan, përmirësohet gjendja e Blerta

Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës, duke u bazuar në atë që kishin lexuar në librat fetare.

Nëna dhe dy vajzat para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi.

Trupi i 30-vjeçares, Anisa Josifi u gjet në gjendje të mumifikuar nga ekspertët e policisë në dhomën e saj të gjumit, e mbuluar me batanije. Nëna e saj kishte afro 48 orë që kishte vdekur, ndërkohë që mjekësia ligjore zbuloi se ajo kishte ndërruar jetë për shkak të mungesës së ushqimit. 

Lexo më shumë: