Aktualitet

Nëna e 15-vjeçarit që iu publikua video padit Ardi Veliun dhe kërkon 1 milion lekë dëmshpërblim

Nëna e 15-vjeçarit që iu publikua video padit Ardi Veliun dhe

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit që u dhunua nga policia rreth tre javë më parë, padit në Gjykatën e Tiranës shefin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kujtojmë se Veliu i publikoi një video ku Çobo shfaqej me armë, që në fakt ajo sqaroi se ishte shkëputur nga një skenë në një film ku kishte luajtur.

Ajo kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë nga Veliu për shkak të publikimit të të dhënave personale të saj.

Në padi Çobo pretendon se nga veprimet e kryepolicit i është cenuar nderi dhe dinjiteti. Njëkohësisht ajo i kërkon gjykatës të detyrojë të paditurin të publikojë vendimin gjyqësor në të gjitha mediat e vendit.

Veliu kërkoi falje publike lidhur me gjestin e tij, ndërsa tha se deklarata e tij ishte shkëputur nga konteksti. Ndërkohë kryeministri Rama doli dje në mbrojtje të tij, duke thënë se ishte një gabim, por para moralistëve do të zgjidhte të besonte faljen e shefit të Policisë së Shtetit.

Lexo më shumë: