Aktualitet

Nëna kërkon prej 10 ditësh djalin: Historia e hershme e gjakmarrjes që mund të ketë lidhje

Nëna kërkon prej 10 ditësh djalin: Historia e hershme e
Foto ilustruese

Një 21 vjeçar nga Burreli është zhdukur prej 10 ditësh. Familja e tij ka bërë denoncimin në polici por ende asnjë lajm. Klevis LLeshi jeton bashkë me familjen në Kamzë.

Prokuroria e Matit ka nisur një hetim për zhdukjen e të riut. Por nëna e dëshpëruar thotë se djalin mund tja kenë vrarë për shkak të një hasmërie që familja Hoxha ka me familjen me mbiemër Lleshi dhe Shtjefëni.

Klevis Lleshi nuk është emër i panjohur për policinë pasi ai ishte në kërkim nga policia, për kanosje me qëllim vrasje ndaj një personi.

Nëna e tij thotë se ai kishte shkuar në Burrel ditën që në Gjykatë do mbahej seanca ndaj tij. Por pasi nëna i ka kërkuar të dorëzohet, ai u nuk ka pranuar dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë për të.

Burime nga policia thonë se faimljarët edhe mund të kenë bërë denoncim të rremë, që i riu ti fshihet drejtësisë. Por historia e gjakmarrjes rezulton e vërtetë. Disa viktima dhe të zhdukur janë shkaktuar nga kjo gjakmarrje, që mund të ketë lidhje edhe me zhdukjen e të riut.

Si nisi gjakmarrja?

Në prill të vitit 2012, u vra dhe më pas u dogj një shtetas me emrin Afrim Hoxha. Për ngjarjen u dënua me burg përjetë Aren Lleshi, i afërm i të riut. Fill një vit pas ngjarjes, në pyllin e Pukës, vritet Xhavit Lleshi, babai i Klevisit. Tri vite më vonë, në derën e shtëpisë në Rukaj, ekzekutohet Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit. Ndërsa u zhduk pa zhurmë Artan Lleshi. Edhe pse dyshimet janë që pjesëtarët e fisit Lleshi janë vrarë e zhdukur për motive gjakmarrje deri më tani nuk ka të akuzuar apo të dyshuar.