Aktualitet

Nënë e bijë me Covid, humbin jetën brenda katër orëve tek Shefqet Ndroqi

Nënë e bijë me Covid, humbin jetën brenda katër

E trishtë për familjen e Safete Lekës dhe vera Hysës. Nënë e bijë e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe kanë ndërruar jetë brenda katër orëve. Ato ishin shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi ku po trajtoheshin.

Safete Leka është nëna nga Librazhdi 93 vjeçe ndërsa vajza e saj Vera Hysa ishte 71 vjeçe.

Mediat televizive tregojnë se e moshuara 93 vjeçe jetonte në një shtëpi me vajzën Verën dhe bashkëshortin e saj. Vera Hysa ka punuar si specialist n ëish bazën e Bujqësisë në qytetin e Librazhdit.

Mësohet se fillimisht ka ndërruar jetë nëna, dhe brenda katër orësh ka ndërruar jetë edhe vajza e saj.

Ministria e Shëndetësisë pritet të tregojë rastet me të infektuar dhe viktima  gjatë pasdites, në deklaratat e përditshme mbi situatën e koronavirusit.

*Tiranapost.al.