Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit/ Rama: Italia e gatshme të sigurojmë vaksinën anti-Covid për Shqipërinë dhe rajonin

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit/ Rama: Italia e gatshme

Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, të cilin e falenderoi për mbështetjen e Italisë pas tërmetit, u ndal tek vaksina anti-Covid. Ai përmendi partneritetin mes vendeve, dhe gatishmërinë e Italisë për të qenë krejtësisht e hapur dhe e gatshme në funksion të sigurimit të vaksinës. Rama tha se vendet po krijojnë partneritete: Italia falë kësaj lidhje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, falë dhe ministrit të jashtëm e kryeministrit, është pranë nesh siç është dhe në BE. Në mënyrë që vendet e rajonit mos të mbeten pas.

Edi Rama: 

Dëshiroj që ta falënderoj ministrin edhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje. Siç e kam shpjeguar më parë, vendet po krijojnë dhe partneritete. Italia falë kësaj lidhje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, falë dhe ministrit të jashtëm e kryeministrit, është pranë nesh siç është dhe në BE. Në mënyrë që vendet e rajonit mos të mbeten pas. Në radhë të parë për garantimin e vaksinës për personelin mjekësor dhe më pas për mësuesit e forcat e policisë, dhe më pas për të gjithë popullin.

Ndësa ministri Di Maio tha shqip: Të përbashkuar drejt Europës

Ministri Di Maio dhe Rama firmosën sot marrëveshjen për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm. Kjo marrëveshje parashikon krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm me ekspertë italianë dhe shqiptarë të cilët të shkëmbejnë eksperienca dhe do kontribuojnë për të përballuar sfidat të përbashkëta si fatkeqësitë natyrore, apo në situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit.