Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja 'roaming', tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në BE

Nënshkruhet marrëveshja 'roaming', tarifa më të

Këtë të martë ka nisur në Tiranë samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Është nënshkruar marrëveshja e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Marrëveshja parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.

“Sot është ditë e veçantë, zhvillimi i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është faqe e re historike, por firmosja është një akt konkret, nuk është politikë e norma, por janë aksione që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të BE-së si marrëveshja e korrikut 2021 ku flitet si të jesh në shtëpi. Nga tetori të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi të trajtohen si të gjithë qytetarët europianë në zonën e Roaming që janë në marrëveshje. Kontribuon në digjitalizimin e BE-Ballkani Perëndimor, një akt konkret që nga tetori do të jetë e prekshme, do ketë reformime të herëpashershme. Të gjithë operatorët janë të përgatitur. Fillon me reduktim të tarifave dhe kalon me Free Roaming. Brenda 2024 do të jetë falas. Kemi mirëkuptuar disa nga operatorët dhe afatet janë të vështira për t’u dhënë nga politikëbërësit”, tha Balluku.