Aktualitet

Nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve do ndiqte këshillën e doktor Faucit: Lockdown sërish?!

Nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve do ndiqte këshillën e

'Ajo që ne po përjetojmë tani është një rritje eksponenciale të të infektuarve. Shtetet me përhapje të shpejtë të koronavirusit duhet të konsiderojnë seriozisht mbylljen, ashtu siç ndodhi kur u goditëm për herë të parë’.

Këtë ka thënë doktori dhe mjeku infeksionist më i rëndësishëm në Amerikë, Anthony Fauci, i cili shpreh shqetësimin e tij për situatën aktuale me virusin dhe papërgjegjshmërinë e njerëzve por dhe bizneseve që nuk zbatojnë protokolle. Komenti i tij vjen në një kohë kur Amerika vijon të ketë shifra rekord me të infektuar, me një valë të rrezikshme në Florida dhe Teksas.

Për mendimin e tij duhet të veprohet kështu: 'Çdo shtet që një problem serioz me rritje eksponenciale të të infektuarve, duhet të shikojë seriozisht Shutdownin ( Mbylljen). Megjithatë nuk më takon mua të them sepse çdo shtet është i ndryshëm’.

Në fillim të kësaj jave, Amerika raportoi shifra rekord një ditore, me 60 mijë e 21 të infektuar. Arizona, California, Florida dhe Texas kanë shumicën e sajteve.

Por a do të zgjedhin shtetet me rritje të tillë të mbyllen përsëri?

Në Shqipëri sot pati një rekord të infektuarish, por kryeministri Rama më herët ka thënë se një rimbyllje do të ishte jashtëzakonisht kritike për të gjithë:

‘Një mbyllje tjetër është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapjen me polici e me ushtri për çdo qytetar është i pamundur. Rirtja e numrave ndodh në gjithë vendet që happen dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Ne po bëjmë çmos për sa na takon por nuk mendoj që ne duhet ti kthehemi mbylljes. Dhe të gjithë të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do iki për disa kohë se di askush, nuk mundet të bëhet mbyllu hapu sa virusi është aty. Testimet janë rirtur’.