Aktualitet

Nesër afati i fundit i regjistrimit të fëmijëve në kopshte e çerdhe, a do jenë hapur verës?

Nesër afati i fundit i regjistrimit të fëmijëve në

11 qershori është afati i fundit i regjistrimit të fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet në Tiranë. Në një intervistë për Klan, drejtoresha e këtyre institucioneve në Bashkinë Tiranë, thotë se ka pasur fluks në rritje, megjithatë kapaciteti është për të pranuar 12 fëmijë në ditë. Çerdhet dhe kopshtet do vijojnë të jenë të hapura gjatë gjithë verës, prej mëngjesit deri pasdite me shërbim të plotë.

“Nga viti në fund për të marrë këtë shërbim, fluksi është në rritje. Ditën e Premte, gjithë ky dokumentacion vjen në Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve dhe është komisioni që e shqyrton për të nxjerrë pastaj emrat e fëmijëve që do të frekuentojnë çerdhen. Tirana ka 37 çerdhe, pra kanë qenë 36 dhe një çerdhe e re që u shtua në Qesarakë në muajin Prill, janë 45 kopshte në Tiranën urbane dhe 50 grupe në Tiranën rurale. Ka kapacitet për të mirëpritur deri në 12.000 fëmijë në ditë”.

Regjistrimi nisi ditën e hënë më 7 qershor, ndërsa Bashkia Tiranë publikoi listën me dokumentet që nevojiten dhe kategoritë që kanë prioritet si fëmijët me status jetimi dhe me nevoja të veçanta.

“Numri i vendeve të lira që korresponojnë me numrin e fëmijëve që largohen nga çerdhja për në kopësht është diku te 2000 vende të lira. Numri i aplikimeve për të marrë këtë shërbim është shumë më i lartë. Fillimisht do të marrin shërbimin kategoritë prioritare, ku janë fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e prindërve me nevoja të veçanta, fëmijëve që kanë statusin e jetimit apo të prindërve me status jetimi dhe fëmijë të prindërve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Pasi kalojmë këtë grupim të fëmijëve, grupimi tjetër që kam prioritet, janë fëmijët e prindërve që janë në marrëdhënie pune”.

*Tiranapost.al.