Aktualitet

Nesër del Komiteti Teknik i Ekspertëve, çfarë pritet të njoftojë

Nesër del Komiteti Teknik i Ekspertëve, çfarë pritet

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur dhe ka marrë disa vendime të cilat do të bëhen publike nesër. Sot, në një komunikatë për mediat, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregon se do të ulet fasha e vaksinimit. Ekspertët kanë sugjeruar të vaksinohet çdo individ +16 vjeç. Gjithashtu rekomandimet sugjerojnë të vaksinohen edhe fëmijët +12 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

“Vaksinimi është një sfidë mbarë globale dhe patjetër është një sfidë dhe për vendin tonë.

Është e vërtetë, është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit të cilët kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar përgjatë fundjavës të shkuar, realizimin apo vendosjen në protokoll të dozës së tretë, ose të dozës booster siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës të grupmoshës për vaksinim, plus 16 vjeç dhe kanë diskutuar gjithashtu dhe kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç, por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime të cilat kanë dalë nga Komiteti Teknik i Vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme dhe do të ketë një vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe do të kemi dhe një njoftim dhe për vendimet që do të marrë ky Komitet”, tha Manastirliu.