Aktualitet

Nesër mbyllen tre javë nga ndalimi i lëvizjes pas orës 22:00: A do qëndrojë më në fuqi apo do ndryshojë orari?

Nesër mbyllen tre javë nga ndalimi i lëvizjes pas orës

Ditën e nesërme bëhen tre javë nga vendosja e kufizimit të lëvizjes pas orës 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit si dhe mbajtjes mbyllur të lokaleve, restoranteve, fast-foodeve dhe bizneseve të kësaj kategorie.

Komiteti Teknik i Ekspertëve e mori këtë vendim me datë 11 Nëntor dhe nesër merr fund, por kjo nuk mund të thuhet me siguri. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se në varësi të situatës dotë njoftohet nëse do të ketë kufizime të reja, apo nëse kufizimi do të shtyhet për më gjatë.

Përpos kufizimit të lëvizjes, përjashtuar vetëm kategorinë e mjekëve dhe stafeve mjekësore që mund të lëvizin jashtë orarit, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi ndalimin e grumbullimeve më më shumë se 10 veta, ndalimin e ceremonive të festave, ceremonive mortore jashtë nivelit familjar dhe grumbullimet partiake.

Me gjasë, pritet që nesër Komiteti i Eksprtëve të njoftojë se çfarë do ndodhë me masat. 

*Tiranapost.al.