Nesër nis puna në urgjencën e spitalit të ri në QSUT
E Martë 18 Qershor 2024, 17:51
TiranaPost
Nesër rikthehet në funksion 100% urgjenca e spitalit të ri në QSUT, sipas raportimeve mediatike.
Kujtojmë se më 11 shkurt 2024, një zjarr në katin -1 në Urgjencë shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave.
Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalin Memorial të Fierit.