Nesër nis vaksinimi i farmacistëve në Tiranë me AstraZeneca-n, formulari që duhet plotësuar

Nesër nis procesi i vaksinimit për farmacistët e rajonit të Tiranës. Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, ku është publikuar edhe një formular online, për të gjithë infermierët që duan ta bëjnë dhe në bazë të të dhënave të tyre, hartohen listat që i dërgohen qendrave të vaksinimit.
Faqja e plotësimit të formularit për farmacisët është kjo (kliko linkun këtu).
Farmacistët do të marrin vaksinën e Oxford, AstraZeneca. Nuk dihet ende si do të jetë procesi për farmacistët e qarqeve të tjera dhe kur do të nisë.
Më herët farmacistët kanë kërkuar që të përfshihen në skemën prioritare të vaksinimit, me argumentin se janë në përballje të vazhdueshme me qytetarët që mund të jenë bartës të virusit.
*Tiranapost.al.