Aktualitet

Nesër nisin punën autobusët: Por çfarë do ndodhë me abonetë? Marsi ‘digjet’

Nesër nisin punën autobusët: Por çfarë do ndodhë

Pas një dakordësie të arritur mes Shoqatës së Transportit dhe Bashkisë së Tiranës, autobusët e linjave urbane do të nisin punën nga nesër.

Rregullat janë publikuar, ku mosrespektimi i distancës dhe mosmbajtja e maskës do të jetë përgjegjësi personale që për shkelësit do të ketë gjobë. Jo për përgjegjësi të fatorinëos apo shoferëve port ë vetë qytetarëve.

Por një shqetësim që ngrihet nga qytetarët është aboneja. A ka vlerë ajo e marsit? Kur do mund të marrin sërish abone?

Situata e pandemisë së koroanvirusit bëri që vendi të izolohej dhe pagesa e abonesë për marsin të shkonte dëm. Kjo abone nuk do të llogaritet në aktivitetin që nis nesër. Mësohet gjithashtu që nuk do të ketë abone për këtë muaj, por duke filluar nga muaji gusht.

Si e komentoni ju këtë vendim?

Protokollin e plotë të sigurisë mund të lexoni si më poshtë:

-Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

-Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska.

-Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.

-Mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.

-Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.

-Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.

-Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente.