Aktualitet

Era favorizon flakët në Sazan për fat të keq! 14 vatra neutralizohen gjatë ditës së sotme

Era favorizon flakët në Sazan për fat të keq! 14 vatra

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, lufta me zjarrin ende vijon dhe për këtë po dërgohen forca shtesë, pr një pjesë e flakëve janë shuar tashmë.

“Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse,” bën të ditur ministri Niko Peleshi.

Prej orëve të para të ditës së sotme ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijoi jetë kritike edhe gjatë ditës së dytë, pasi flakët u përhapën edhe për shkak të erës.