Nga 1 janari 2025, shoferët problematikë do paguajnë siguracion më të lartë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen të çmimeve që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm.
Kjo pagesë do të jetë e bazuar në 7 faktorë risku.
Shoferët problematikë, të cilët kanë historik negativ me aksidentet dhe shkeljet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Kjo rregullore do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025.
7 faktorët ku do bazohet:
1-Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.
2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.
3- Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.
4-Eksperienca në drejtimin e mjetit.
5-Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues
6-Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.
7- Vjetërsia e mjetit.
Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar, do t`i ndikojë në çmimin e policës në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike”, tha Kaçi.