Aktualitet

Nga dita e hënë nis testimi i shpejtë i antigenit në Tiranë

Nga dita e hënë nis testimi i shpejtë i antigenit në

Nga dita e hënë do të nisë testimi i shpejtë i antigenit. Ministrja  Manastirliu tha se do të fillojë së pari në Tiranë me vatrat më të nxehta. Qendrat apo pikat e testimit do të bëhen të njohura në vijim.

Ministrja e Shëndetësisë në konferencë për shtyp:

Kemi filluar me kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit. Testimi do jetë në vatrat e vlerësuara nga epidemiologët, si pikë strategjike për të ndërprerë infeksionin. Do ndiqet një kalendar i caktuar. Pikat e testimit do bëhen të njohura në vijim dhe numri i banorëve i specifikuar sipas nevojave. 

Në fazën e parë, duke filluar nga dita e hënë fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm ntë gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Janë struktura që kryejnë testin e tamponit. Nga 20 dhjetori do të jetë dhe në spitalet rajonale. Nga 20 dhjetori testet e shpejta do vihen në dispozicion në spitalet rajonale për rastet e urgjencave.