Aktualitet

Nga e diela, Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid. Kushte të reja për të hyrë në Gjermani

Nga e diela, Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të
Ambasada gjermane në Tiranë me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se nga dita e diel, Shqipëria do të konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19 dhe si për pasojë do të ndryshojnë kushtet për të hyrë në këtë vend.

Sipas rregullave të reja, fillimisht ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t'ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Për më shumë informacion klikoni këtu.