Aktualitet

Nga e hëna s’kaloni më dot tek rrethrrotullimi ‘Shqiponja’. Ja rruga që duhet të ndiqni për të hyrë ose dalë nga Tirana

Nga e hëna s’kaloni më dot tek rrethrrotullimi

Nga e hëna qarkullimi i automjeteve në sheshin ‘Shqiponja’ do të devijohet kështu:

Ishte kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, i cili sqaroi se makinat nuk do të mund më që të kalojnë më në rrethrrotullimin e ‘Shqiponjës’, për shkak të punimeve që po kryehen në Lotin 3.

Nga e hëna s’kaloni më dot tek rrethrrotullimi

Verdho tha se mjetet që vijnë nga Jugu duhet të përdorin rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa ato që vijnë nga Kavaja, duhet të përdorin rrugën e Ndroqit. Por për ambulancat do të krijohet një rrugë aksesi më vete.

Nga e hëna s’kaloni më dot tek rrethrrotullimi

“Do të krijojmë një rrugë aksesi vetëm për to, në bashkëpunim me policinë. Drejtuesit që vijnë nga jugu të zgjedhin aksin Elbasan-Tiranë, kurse ata që vijnë nga Kavaja të zgjedhin Ndroqin. Sepse koha e pritjes te dogana do jetë më e lartë se gjithë rruga e tyre”, tha kreu i ARRSH.

Nga e hëna s’kaloni më dot tek rrethrrotullimi

Lidhur me kohën që do të zgjasin punimet, Verdho tha se do të marrin 3 deri në 4 muaj. Në një konferencë për mediat ai u shpreh se punimet po kryhen me tre turne.