Aktualitet

Nga Hekurudha Tiranë-Durrës tek përfundimi i Unazës: Ministrja iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve për projektet: Kur mbarojnë? 

Nga Hekurudha Tiranë-Durrës tek përfundimi i Unazës:

Ka nisur seanca e dytë e kuvendit ku ministrat do u përgjigjen pyetjeve që kanë shtruar deputetët.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku duke iu përgjigjur pyetjeve për detaje për projektet, portet, Aeroportet dhe hekurudhat tregoi fazat dhe se kur pritet të përfundojnë tha se:

- Porti i Durrësit në Porto Romano do të dorëzohet brenda këtij mandati. Do kthehet në një zonë që do përfshjnë ndëritmet me destinacion turistik por edhe për banim. Do përfshihet marina elitare, përmes një bashkëpunbimi me Shqipërine dhe Emiratet e Bashkuara. Brenda mandatit të tretë nisin punimet.

Porti i Vlorës- ndryshondestinacionin, do lidhet dhe me vazhdimin e lungomares dhe kthehet në port Jahtesh. Me triportin do krijohet një zonë ekonomike. Si ndërtimi i triportit edhe Porti i ri në Portoromano do shoqërohen me paketë infrastrukturore mbështetëse, me rrugët, nënstacionet elektrike, por sigurisht që të kemi dhe mbështetjen e lëvizjeve hekurudhore.

-Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës: Para kantierit, është studimi i fizibilitetit dhe ngritja e kantierit në zonën e destinuar. Do jetë aeroporti më i madh Ndërkombëtar në vend, pista 3.2 km, një nga bërthamat e biznesit do jetë mirëmbajtja e avionëve që nuk e kemi pasur deri më sot në Shqipëri.

-Aeroporti i Sarandës do jetë për lëvizjen e charterave kryesisht por edhe linjat për periudhën e verës. Do duhen 24 muaj për ndërtim. Bashkë me afat e përmbushjes së studimeve paraprake, parashikohet që edhe ky aeroport të dorëzohet në pranverën 2025, në fund të mandatit të tretë.

-Korridori Blu-Adriatiko-Jonian: Një garë që e kemi lancuar por nga pandemia dhe kompanitë që kanë hasuer probleme me financimit është shtyrë për një moment tjetër, Do rihapet gara por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati, por ndoshta duke përfunduar nga rrethrrotullimi i Kasharit i lidhur me Bypassin e Tiranës deri në Fier mbyllet brenda këtij mandati. Pjesa veriore-do nisim nga puna, por gjatësia e madhe e korridorit do ketë afat të shtuar në kohë. Për të plotësuar këtë korridor është Bypassi i Gjirokastrës, kemi aplikuar për të pasur një studim.

-Unaza e Tiranës: drejt përfundimit të gjitha lotet, edhe të rejat që u hapën për më pak një vit e gjysmë dhe janë gati drejt përdundimit, Është gara e hapur për të vazhduar nga lidhja e Shiqponjës tek zona e SHkozës, tek loti i fundit pranë Maternitetit. Mbaron për 24 muaj. Është vepër që do u shërbejë gjithë shquptarëve, sepse bën lidhjen me gjithë autostradat në vend.

-Sektori hekurudhor: Duke pasur vëmendje të veçantë nga KE, kemi arritur që të përmbyllim fazën përgatitore të projektit 1, hekurudha Tiranë-Durrës me pikë aksesi aeroportin dhe jemi në fazë përfundimatre, në fund të këtij muaji nis kantieri për hekurudhën Tiranë Durrës. Jemi në fazë të avancuar negociatash për hekurudhën Vorë-hani i Hotit, arrin të ketë një pikë interkonksioni me kufirin malazez, për të krijuar akses me vende të tjera të Ballkanit. Dorëzohet në fund të mandatit.

Kisha dhe një këkresë për Bypassin e Elbasanit: E kemi diskutuar disa herë, Bashkia Elbasan ka qenë në kontakt me kompaninë italianë për studimin e fizibilitetit e duke parë ndërlidhjet dhe trafikun, sigurisht do duhet të rriten kapacitetet për të mos kaluar më përmes qytetit dhe ashtu si Fieri me Buypassin që ka, apo Vlorën si u çlirua nga trafiku, edhe Bypassi i Elbasanit është në planin e qeverisë, do punojmë për ta konkretizuar.