Aktualitet

Nga 1 tetori kush harxhon mbi 800 kWh në muaj do të paguajë më shumë!  ERE merr vendimin

Nga 1 tetori kush harxhon mbi 800 kWh në muaj do të paguajë

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal për rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kWh.

Nga 1 tetori deri në 31 dhjetor familjet që do shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat.

“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jete 42 lekë për këh për konsumin familjar mbi 800 këh në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike. Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e çdo klienti familjar nga çdo keq faturim i mundshëm. Për gjithë sa më sipër, kërkojmë miratimin e çmimit 42 lekë për këh orë për konsumin mbi 800 kwh”, tha përfaqësuesi i Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).