Aktualitet

Nga java tjetër nëse shkoni në Gjermani duhet testi i Covid! Por e bëni falas

Nga java tjetër nëse shkoni në Gjermani duhet testi i Covid! Por

Të gjithë ata që kanë ardhur në Shqipëri për pushime dhe do rikthen në Gjermani apo do të shkojnë atje pas marrjes së vizës, duhet të dinë rregullin e ri nga java e ardhshme.

Gjermania bën me detyrim testin e Covid për ata persona që vijnë nga vendet që cilësohen si vende të rrezikshme, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Duhet të bëni testin në Shqipëri, ose nëse nuk doni të shpenzoni mund ta bëni falas në Gjermani.

“Po hyni në Gjermani nga një zonë rreziku? Atëherë duhet të paraqisni rezultatin e një testi negativ të Covid-it ose në të kundërt duhet të shkoni direkt në shtëpinë tuaj - ose në destinacionin tuaj - dhe të izoloheni për dy javë (karantinë në shtëpi). Dhe duhet të raportoni menjëherë në departamentin tuaj të shëndetit. Testi i Covid-it dueht të jetë bërë maksimumi para 48 orësh. Mund ta bëni testin para se të niseni për në Gjermani ose mund ta bëni pasi të keni hyrë në Gjermani. Testi në Gjermani është falas. Gjëja më e rëndësishme është: Derisa të jetë në dispozicion rezultati i testit, duhet të respektoni rregullat e karantinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.

Nga java tjetër nëse shkoni në Gjermani duhet testi i Covid! Por

Aeroporti i Rinasit nuk e ka ende kusht testin e tamponit, ndryshe nga shumë vende të botës.