Aktualitet

Nga kafeja e ndaluar në banak, tek bisedat me gratë shqiptare. Del rregullorja për italianët që do punojnë në kamp

Nga kafeja e ndaluar në banak, tek bisedat me gratë shqiptare. Del

Një muaj larg hapjes së kampeve për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin, Italia po përgatitet.

Sipas një artikulli në “La Repubblica”, janë publikuar të dhëna mbi mënyrën e funksionimit të këtyre kampeve, bashkë me to edhe udhëzimet për personelin italian që do të punojë në kamp.

“Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme”, shkruhet në manual.

Ndër të tjera, punonjësit paralajmërohen të mos e pijnë kafenë në banak, pasi nuk është kjo një traditë në Shqipëri.

Disa prej rregullave etike që duhet të ndjekin:

-Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që mos iu prezantoni kurrë me një qasje superiore;

-Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo ekspozimi i veshjes në publik nuk është e mirëseardhur;

-Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare. Është shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Një burrë që shikon gruan e tij me një burrë tjetër mund të reagojë keq;

-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, s’ka as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale;

-Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë besimi mysliman (mbi 50% të popullsisë), ka bashkëjetesë fetare.