Aktualitet

Nga kartat e përjetshme për të moshuarit tek rrëzimi i dekretit të Metës, çfarë u miratua sot në Kuvend

Nga kartat e përjetshme për të moshuarit tek rrëzimi i

Në seancën e sotme në Kuvend janë miratuar disa projektvendime.   Një prej tyre ishte kthimi i kartave të identitetit për të moshuarit mbi 75 vjeç të përjetshme, që do të thotë se nuk do të kenë datë rinovimi. Një tjetër vendim i miratuar ishte marrëveshja për spitalin e ri rajonal të Fierit të ndërtuar nga qeveria turke. Sot u votuan pro tre anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH ndërsa u kthye dekreti i presidentit Meta për ligjin lidhur me prokurimin publik.

Lexoji si më poshtë: 

1- Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.081 datë 23.02.2009 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

2- Projektligj “Për miratimin e shtesës së kontratës “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve”.

3- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”.

4- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi), dhe KFË Frankfurt AM Main (KfË) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”.

5- Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor 2021 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”.

6- Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 71/2020 “Për ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet Komisioni i Posaçëm 89 11 5 Miratuar dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë””

7- Projektvendim “Për zgjedhjen e z. Petrit Ruka, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio - Televizionit Shqiptar”.

8- Projektvendim “Për zgjedhjen e z. Mevlan Shanaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio - Televizionit Shqiptar”.

9- Projektvendim “Për zgjedhjen e znj. Ardita Reçi, anëtare e Këshillit Drejtues të Radio - Televizionit Shqiptar”.

10- Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.942, datë 27.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”.

*Tiranapost.al.