Aktualitet

Nga Komuna e Parisit tek Garda! Zonat pa drita pas një defekti

Nga Komuna e Parisit tek Garda! Zonat pa drita pas një defekti

Për shkak të një defekti të ndodhur në një nga fiderat, disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se defekti ka ndodhur në fiderin 330/NST në Selitë dhe për pasojë kanë mbetur pa drita zonat:"Komuna e Parisit", zona e Kompleksit " Dinamo" dhe Gardës, si dhe rruga e Kosovarëve. OSHEE njofton se po punohet dhe deri në eleminimin e avarisë po veprohet për furnizimin me drita të zonave përmes NST në qendër.

Njoftim i plotë:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si "Komuna e Parisit", zona e Kompleksit " Dinamo" dhe Gardës, rruga e Kosovarëve. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarise po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër.

Nga Komuna e Parisit tek Garda! Zonat pa drita pas një defekti

*Tiranapost.al.