Aktualitet

Nga muzeu tek panairi i librit, këto janë marrëveshjet që u nënshkruan sot mes Shqipërisë dhe Egjiptit

Nga muzeu tek panairi i librit, këto janë marrëveshjet që u

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Egjipt nga ku, bashkë me homologun e tij Moustafa Madbouly nënshkruan një sërë marrëveshjesh kulturore për bashkëpunim mes dy vendeve. Marrëveshjet përfshijnë fushat si më poshtë:

Marrëveshjet e nënshkruara:

Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit.

Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit.

Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.