Aktualitet

Nga nesër nuk udhëtoni dot për në Greqi natën! Rregulli i ri që vendosi qeveria atje

Nga nesër nuk udhëtoni dot për në Greqi natën! Rregulli

Pikat kufitare të Greqisë do të mbyllen nesër nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00. Vendimi është marrë nga qeveria greke, si një masë për të parandaluar përhapjen e Covid në vend nga emigrantët apo turistët, të cilët duhet t’i nënshtrohen testit ose të karantinoren për një javë.

Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmi pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre ballkanike në Greqi. Ndërkohë nga nesër në orën 23:00 do të mbyllet edhe Kapshtica, dhe pikat e tjera që lidhin dy vendet, si dhe doganat me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, autoritetet janë të shqetësuara për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejtë vendeve të Ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë që lejohet të lëvizin. Në Kakavijë prej disa ditësh janë stacionuar ekipe të qendrës epidemiologjike të spitalit të Janinës, si dhe mjekë ushtarakë, të cilët marrin tamponë nga pothuaj çdo udhëtar në këtë doganë.

Sipas raportimeve, deri më tani vetëm 5 persona që kanë dalë nga Shqipëria kanë rezultuar të infektuar në shtetit helen.