Aktualitet

Nga nesër mjetet e transportit të mallrave do qarkullojnë me fasha oraresh, shkak sezoni turistik

Nga nesër mjetet e transportit të mallrave do qarkullojnë me

Me çeljen e sezonit turistik veror ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave. Këto masa do të nisin zbatimin nga nesër me datë 15 qershor.

Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/ Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare.

Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:

1-Shkodër-Hani Hotit
Shkodër-Muriqan
Shkodër-Plazhi Zogaj
Shkodër-Plazhi Shirokë
Shkodër-Velipojë
Shkodër-Shëngjin

2-Lezhë-Shëngjin
Lezhë-Patok
Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës

3-Tiranë-Durrës
Tiranë-Gjiri i Lalëzit

4-Elbasan-Pogradec
Elbasan-Rrogozhinë

5-Durrës-Currila
Durrës-Gjiri i Lalëzit
Durrës-Kavajë
Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës

6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit
Kavajë-Spille
Kavajë-Lushnjë

7-Fier-Lushnjë
Fier-Seman
Fier-Plazhet e Poros

8-Vlorë-Zvërnec
Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë
Sarandë-Qafë Botë
Sarandë-Butrint

9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë
Pogradec-Tushemisht

10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije

11-Bajram Curri-Qafë Morinë.
Bajram Curri-Valbonë

Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.