Aktualitet

Nga nesër mund të pish kafen brenda lokalit, por kujdes: Këto janë rregullat që duhen zbatuar

Nga nesër mund të pish kafen brenda lokalit, por kujdes: Këto

Nesër me datë 1 tetor, do të hapen lokalet dhe restorantet me ambient të mbyllur, për shkak se sezonit të dimrit, që pamundëson qëndrimin e qytetarëve në ambientet e jashtme.  Lidhur me vendimin e ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë, Ogerta Manastirliu bën apel të zbatohet protokolli si nga ana e administratorëve dhe stafit të lokaleve por edhe nga qytetarët, për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Nga nesër mund të pish kafen brenda lokalit, por kujdes: Këto

Rregullat: 

-Në varësi të sipërfaqes së bareve dhe restoranteve duhet të sigurohet  një korridor i dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos 'përplasen' përballë mes tyre.

-Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht.

-Duhet garantuar distanca 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet.

-Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit

-Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër.

-Ajrosja e tyre duhet të bëhet në mënyrë natyrale 5 herë në ditë dhe dezinfektim total të paktën 3 herë, në hapje të aktivitetit, gjatë ditës dhe para mbylljes së tij.

-Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar.

-Për çdo simptome të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127, ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme për personelin.

Vijojnë të mos lejohen aktivitetet e lounge-bar dhe klubeve të natës, disko etj. sipas legjislacionit në fuqi.

Nga nesër mund të pish kafen brenda lokalit, por kujdes: Këto

Nga nesër mund të pish kafen brenda lokalit, por kujdes: Këto

 

Nga nesër mund të pish kafen brenda lokalit, por kujdes: Këto

Linku i plotë: https://new.shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/09/543-14MSHMSUdhezues-i-masave-higjeno-sanitare-COVID-19-ne-bare-ose-restorante-ne-mjedise-te-mbyllura.pdf