Aktualitet

Nga nesër ndryshojnë rregullat në tregjet e fruta-perimeve në të gjithë vendin

Nga nesër ndryshojnë rregullat në tregjet e fruta-perimeve

Nga nesër do të vendosen rregulla të reja për ata që bëjnë pazar në tregjet e hapura të fruta-perimeve, ku të gjithë qytetarët duhet të mbajnë distancën 1 metër largësi, duhet të kenë maska e dorashka, vend dezinfektimi dhe do të ketë kontrolle të shtuar të policisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, inspektoi situatën në tregjet e Lezhës, ku tha se ky qytet ofroi tjetër panoramë nga Shkodra problematike, megjithatë ka ende punë për të bërë në respektimin total të rregullave që frenojnë përhapjen e koronavirusit.

Nga nesër ndryshojnë rregullat në tregjet e fruta-perimeve

"Duke filluar nga nesër në gjithë vendin do të aplikohen standarde të reja për tregjet ushqimore të hapura me qëllim të ruhet distanca. Gjej rastin t'i apeloj qytetarëve të kujdesen në maksimum për vetveten. Fatkeqësisht edhe në Lezhë pati një shpërthim të papritur", tha Lleshaj.

Lidhur me shkeljen e masave të sigurisë në Shkodër, Lleshaj paralajmëroi se do të thellohen, ndërsa për ceremonitë mortore u shpreh:

“Nuk është koha për të respektuar edhe të vdekurit ashtu siç e meritojmë. Jemi në një kohë të jashtëzakonshme dhe mesazhi im për të gjithë është që të bëjmë  maksimumin për ta kapërcyer këtë kohë. Kush s'ka punë të rrijë në shtëpi. Nuk është kohë për të bërë muhabete".