Aktualitet

Nga nesër, në Gjermani mund të hysh pa asnjë kufizim Covidi

Nga nesër, në Gjermani mund të hysh pa asnjë kufizim Covidi

Nga nesër, Gjermania heq të gjitha masat në kufi. Udhëtimet hyrëse nga Shqipëria, për të gjitha qëllimet, do të bëhen pa tampon negativ, pa test serologjik dhe pa certifikatë vaksinimi.

Njoftimin e ka dhënë Ambasada Gjermane në Tiranë, në Facebook:

“Që prej ditës së shtunë datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, shkruhet në njoftim.