Aktualitet

Nga nesër nis vaksinimi kundër gripit! Ministrja Manastirliu tregon cilët do ta marrin të parët

Nga nesër nis vaksinimi kundër gripit! Ministrja Manastirliu tregon

Vaksina e gripit ka mbërritur dhe nga nesër pritet që të vaksinohen bluzat e bardha. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila bëri me dije se vaksinimi do jetë sipas një kalendari të ISHP-së.

Ajo sqaroi se pas mjekëve dhe infermierëve do të vaksinohet mësuesit, edukatorët, moshat e treta, të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2-5 vjeç.

“Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, vaksinimi do jetë sipas një kalendari të ISHP-së. Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit dhe e kemi siguruar disa herë më shumë se 1 vit më parë. Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik”, tha ministrja për emisionin ‘Open’.

Por OBSH ka rekomanduar që vaksina të kryhet për fëmijët nga 6 muaj deri në 6 vjeç. Po ashtu kjo organizatë ka kërkuar që vaksina të kryet falas edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Sipas OBSH, vaksinimi i gripit duhet të përfshijë rreth 75% deri në 95% të popullsisë