Aktualitet

Shqiptarët që kalojnë kufirin do izolohen për 14 ditë në dhomë hoteli, me shpenzimet e veta

Shqiptarët që kalojnë kufirin do izolohen për 14 ditë

Shqiptarët që kanë dokumente rezidence në një shtet tjetër nuk do të lejohet të kalojnë kufirin. Ndërsa kryeministri Rama sqaroi se ata që nuk kanë dokumente rezidence në vende të tjera dhe duan të kthehen në atdhe për arsye emergjence, do të izolohen për 14 ditë në një dhomë hoteli që do të kontrollohet nga policia dhe shpenzimet do t’i paguajnë vetë.

Pjesë nga deklarata e kryeministrit Rama: 

Brenda 24 orëve të hyjmë në një proces të ndërmjetëm dhe kush do të vijë në kufi tokësor me dokumente rezidence në vende të tjera nuk do të lejohet të hyjë për asnjë rast. Kush do të vijë në kufi me pretendimet e një natyre tjetër do të karantinoret për 14 ditë në hotel me shpenzimet e veta. Ku do të marrë ushqimin dhe do të paguajë vetë një çmim fiks. Ardhja në Shqipëri sot nga shqiptarë që janë rezidentë në vende të tjera është e papranueshme.

Situata në kufi:

Në Kakavijë s’ka asnjë problem asnjë që kërkon të hyjë, në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, që nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen. Në një kohë tjetër kjo që po them do të ishte absurde, por në këtë kohë është e vetmja rrugë që të dekurajojmë maksimalisht hyrjet në kufi. Kush bën patriotin për shkeljen e të drejtave të njeriut thjesht synon të nxisë katastrofën.