Aktualitet

Nga Presidenca reagon Tedi Blushi: Ky është lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme

Nga Presidenca reagon Tedi Blushi: Ky është lajm pozitiv, por jo i

Në emër të Presidentit Meta, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, shkruan se marrëveshja e arritur për Reformën Zgjedhore nuk është e mjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruhet në postimin e zëdhënësit të Presidencës.