Aktualitet

Nga Rama te Berisha, Sokol Balla tregon kë kursejnë dhe kë falin gazetarët

Nga Rama te Berisha, Sokol Balla tregon kë kursejnë dhe kë falin

Emisioni i tij mbrëmë “Real Story”, gazetari Sokol Balla pranon se u kthye në një spektakël, ku kryeministri Rama u përballë me tre gazetarë dhe në vend të përgjigjeve pati më shumë konfuzion. Balla tregon se gazetarët sillen në mënyra të ndryshme me politikanët që kanë përballë, dikë kursejnë dhe dikë falin.

“Ne gazetarët kemi probleme me Berishën, s’përballemi me të si duhet, e tolerojmë e falim, e anashkalojmë. Ai është ai që është dhe se e lejojmë ne. Me Metën gazetarët janë më të frenuar, më të sjellshëm. Bashën e kursejnë, e kursej dhe unë. Kur vjen puna te Rama askush nga ne nuk kursehet. Se ai vetë tenton të tërheqë debatin, përplasjet. E ke parë Berishën të replikojë në FB, Bashën apo Metën? Shikon kryeministrin që replikon thuajse çdo ditë me ndjekës që s’e durojnë”, tha ai në emisionin “Provokacija”.