Aktualitet

Nga rimbursimi i familjeve, te testimet e vaksina! Presidenti Meta letër ministres Manastirliu për masat ndaj Covid

Nga rimbursimi i familjeve, te testimet e vaksina! Presidenti Meta letër

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të rishqyrtuar masat e marra ndaj COVID-19, lidhur me testimet, gjurmimet, rimbursimin e familjeve të prekura nga virusi, sigurimin e vaksinës apo të kapaciteteve spitalore.

Letra u publikua nga kreu i shtetit në Facebook, ndërsa shkruan se situata po shkon drejt një katastrofe dhe duhet parandaluar në kohë. Meta thekson se me këtë përkeqësim të situatës duhet një rivlerësim tërësor dhe masave të ndërmarra:

"Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit". 

Letra:

Nga rimbursimi i familjeve, te testimet e vaksina! Presidenti Meta letërNga rimbursimi i familjeve, te testimet e vaksina! Presidenti Meta letër