Aktualitet

Nga rritja me 50% e vlerës së pronës, tre ndryshimet që do të shohë Tirana në 2023-shin

Nga rritja me 50% e vlerës së pronës, tre ndryshimet që do

Kryebashkiaku Erion Veliaj tregon tre ndryshimet që do të shohë Tirana në vitin 2023: do të jetë policentrite, vlera e pronës do të jetë e rritur me 50% dhe do të ketë 24 orë ujë. Veliaj sqaroi se në kryeqytet do të dallohen qartë tre pole, Kombinati, Bulevardi i ri dhe ‘5 Maji’, ndërsa nga zhvillimi dhe investimet në Tiranë, ata që kanë sot një pronë pas tre vitesh vlera e saj do të jetë 50% më e lartë sesa në 2015-n.

Veliaj sqaroi tre ndryshimet që do të shohë kryeqyteti:

“Në fund të mandatit të dytë Tiranë do të jetë qartësisht policentrite. Lagjja e re në Kombinat, Bulevardi i ri, transformimi i Bregut të Lumit, ku do të jetë lagjja ‘5 Maji’,do të jenë 3 pole që do të dallohen qartë. Ne aty do të çojmë muze dhe pjesën e sektorit kreativ në Kombinat, do të çojmë sektor financiar, Doganat, Tatimet, ALUIZNI-n, Hipotekën, tek ‘5 Maji’, do të ketë edhe institucione të tjera, do të çojmë disa fakultete, për të krijuar pole të ndryshme.

Do ta mbaj premtimin për Tiranën për 24 orë ujë. Dhe këtu më duhet pak ndihmë, se akoma njerëz që vadisin dhe me 500 policë bashkiakë që ka.

Një Tiranë që është me një vlerë të aseteve shumë herë më të lartë, sot çdo shtëpi në Tiranë vlen më shumë sesa në 2015-n. Jo vetëm se qyteti është më i pastër dhe më i investuar, por edhe për faktin që ka më shumë gjelbërim, që pazarin, që ka një shesh, që ka kala dhe që ka një park të dytë që po krijohet në Frakë. Dhe nëse unë arrij që kur të mbarojë mandati në 2023-shin çmimi në Tiranë të jetë 50% më i lartë mesatarisht i pronës që gjeta do të thotë që i kam rritur vlerën aseteve të qytetit, dhe pronave të qytetarit, në një mënyrë shumë të ndjeshme. Keto jane tre ambiciet”.

*Deklarata u bë në emisionin ‘Opinion’.